Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 58-vjetorin e lindjes, një ditëlindje që e gjen në Hagë, ku po përballet me proces gjyqësor në Gjykata Speciale.
Me këtë rast, djali i tij, Endrit Thaçi, ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke shprehur mallin dhe krenarinë për babanë e tij.
“Bab, gëzuar ditëlindjen. Na mungon çdo ditë, por sot edhe më shumë. Jemi krenarë për ty dhe forcën tënde,” ka shkruar ai në Instastory.
Ky mesazh ka prekur ndjekësit dhe ka rikthyer vëmendjen te situata e ish-krerëve të UÇK, të cilët po përballen me drejtësinë ndërkombëtare.
Ditëlindja e Thaçit këtë vit vjen në rrethana të veçanta, larg familjes dhe vendit, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij dhe bashkëluftëtarëve vazhdon.
Ndërkohë, reagime të shumta janë shfaqur në rrjetet sociale, ku qytetarë dhe mbështetës kanë ndarë urime dhe mesazhe solidariteti.